Dy banesa janë përfshirë nga zjarri në Korçë, në lagjen 12

Dy banesa janë përfshirë nga zjarri në Korçë, në lagjen 12

Informacionet bëjnë me dije se një prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, ndërsa banesa tjetër, e cila ishte ngjitur ka pësuar dëme të shumta materiale.

Sipas shërbimit zjarrfikës në shtëpinë e djegur plotësisht nuk ka pasur njerëz.

Ndërsa në banesën tjetër kishte banorë, por dolën në kohë pa pësuar lëndime./vizionplus