Digjen dy depo me material në vlerë 200 mijë euro

Njesiti i zjarrfiksëve lokalizuan zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar

Dy depo për shkaqe ende të panjohura janë përfshirë nga zjarri në Prizren, ku vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 mijë euro.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Turgut Ozal”.

Njëra nga depot e përfshira nga zjarri ishte me ambalazhe plastike, ndërsa tjetra me material higjienik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button