Dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

Dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme

Kodrat e fshatit Petovë në njësinë administrative Mbrostar të Fierit janë përfshirë nga zjarri.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se mbi 500 rrënjë ullinj janë djegur, ndërsa flakët po përhapen duke u favorizuar nga era.

Forcat zjarrfikëse të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

“300 rrënjë këtu, nga 200 kanë motrat e mia.Të gjitha në prodhim.Kam 7 vjet me fëmijët mezi i kam rritur. Të kapen sa më shpejt ata që kanë vë zjarrin, dua dëmshpërblimin nga shteti se kam derdhur gjakun me fëmijët. Zjarri është i qëllimshëm. Ullinjtë janë plot me kokrra. Dua dëmshpërblim, dua të më kthehet e gjitha. Jemi 6-7 pronarë, të gjitha vajza që kemi marrë tokat e prindërve tanë” tha një prej pronareve të ullishtes./oranews