Digjet autobusi i linjës Podujevë-Prishtinë

Sot në mëngjes është djegur një autobus i linjës Podujevë-Prishtinë

Një autobus i udhëtarëve është djegur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për autobusin e kompanisë “Beni 2” që qarkullon linjën Podujevë-Prishtinë.

Autobusi ishte duke lëvizur derisa është djegur, ndërkohë mësohet se askush nuk është lënduar.

Për ta shuar zjarrin në vend të ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Back to top button