Digjet banesa, vdes e moshuara

Banesa u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit

Një grua humbi jetën, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e Koplikëve në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte L.B, rreth 80 vjeç.

Megjithëse është tentuar t’i jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur, pasi flakët kanë shkrumbuar banesën thonë burime policore. Gruaja e moshuar është dërguar në morgun e spitalit.

Nga të dhënat në vendngjarje, zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, por dyshohet që e moshuara mund të ketë qenë e sëmure dhe nuk ka mundur të lëvizë./oranews

Back to top button