Digjet fabrika e përpunimit të plastikes në Drenas

Djegia është shkaktuar nga rryma

Në orët e hershme të mëngjesit zjarri ka kapluar fabrikën ‘Pëllumbi’ që merret me përpunimin e plastikës, në Negroc të Drenasit.

Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes ku po mundohen të shujnë zjarrin.

Dyshohet se djegia ka ardhur si pasojë e rrymës. Në këtë lagje vetëm muajin e fundit janë djegur edhe dy shtëpi si pasojë e rrymës. Madje, pronarët e fabrikës e kanë konfirmuar se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.

Fabrika ‘Pëllumbi’ është themeluar 16 vjet më parë, ndërsa tani në të janë të punësuar 12 punëtorë të rregullt./21Media

Back to top button