Digjet kutia elektrike e një ndërtese në Prishtinë

Ende nuk dihen shkaqet

Një zjarr ka përfshirë kutinë elektrike në hyrje të një ndërtese në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe pjesëtarët e Policisë, zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it.

Ende nuk dihen shkaqet dhe as dëmet e shkaktuar nga ky zjarr.

Portali rtv21.tv është duke pritur përgjigje nga institucionet përkatëse për detaje më të hollësishme.

Back to top button