Digjet një banesë në Prishtinë, policia po heton rastin

Një banesë është përfshirë nga zjarri të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.

Ljami është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”./21Media

Back to top button