Digjet një fabrikë, së paku 40 persona humbën jetën

Punëtorët ishin duke fjetur në fabrikë

Më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një fabrikë në kryeqytetin Indian, Delhi.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën gjashtëkatëshe në lagjen e vjetër të qytetit në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas shërbimeve të shpëtimit, dhjetëra punëtorë ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila prodhon çanta.

Ka frikë se numri i viktimave do të rritet më tej, transmeton rtv21.tv.

Ministri i Brendshëm Amit Shah e quajti këtë një “humbje tragjike”. Ndërsa, kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet “po siguronin të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë”.

Zjarrfikësit e morën thirrjen e parë për zjarrin në 05:22 me kohën lokale të dielën.

Zona ku ndodhet fabrika “Sadar Pazari” është tregu më i madh tregtar i qytetit.

Një numër i personave të lënduarve tani po trajtohen në spitalet e qytetit.

Shkaku i zjarrit po hetohet./21Media

Back to top button