Nuk ka pasur rrezik serioz

Nuk ka pasur rrezik serioz

Sot rreth orës 16:20 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë është djegur një “Serrë”, por nuk ka pasur rrezik serioz.

Këtë për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Sipas tij, njësia policore menjëherë ka shkuar në lokacion si dhe është njoftuar njësia e zjarrëfiksave.

“Sipas njesis policore ne ate lokacion nuk ka pas rrezik serioz megjithse 2 vetura kane qene ne afersi, mirpo zjarrfiksat kane arritur shume dhe shume shpejt kane reaguar.”, ka konfirmuar Hoxha./21Media