Zjarrfikësit kanë alur në vendin e ngjarjes

Zjarrfikësit kanë alur në vendin e ngjarjes

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që kishte kapluar një shtëpi në Klinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:58.

“Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se është duke iu djegur shtëpia, ku si pasojë e zjarrit lëndime trupore pësojnë katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media