Digjet një veturë në Fushë Kosovë

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturës së tij.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:08.

Sipas raportit ditor të Policisë, ai ka thënë se zjarri është shuar nga një kalimtar i rastit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kishin vënë flakën veturës së tij. Zjarri ishte fikur nga një person kalimtar i rastit, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button