Digjet një veturë në Pejë

Ngjarja ka ndodhur dje dhe nuk është raportuar për të lënduar

Policia në raportin e saj ka thënë se dje në rrethana të pa njohura është djegur një veturë në Pejë dhe se nuk ka të lënduar nga ky aksident përpos dëmeve materiale.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri vetura Audi A-8, pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit është djegur pjesa e parë e veturës. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 4000 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button