Tetë persona mbetën të lënduar

Tetë persona mbetën të lënduar

Një grua ka vdekur dhe tetë persona të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks spitalor dhe u përhap me shpejtësi nga ballkoni në ballkon.

Zjarri u përhap përmes një kullë banimi, e cila është shtëpia e stafit në spitalin Henri Mondor në periferi të Parisit në Francë, rreth orës 11:00 të së mërkurës, transmeton rtv21.tv.

Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një “shpërthim” ndërsa zjarri u përhap dhe kishte frikë se banorët ishin bllokuar brenda.

Zjarrfikësit gjetën trupin e gruas, ndërsa ata kaluan orë të tëra duke luftuar me zjarrin i cili siç duket filloi në një nga katet e sipërme.

Flakët u përhapën në disa kate dhe u shpërndanë disa metra në ajër./21Media