Dijon 2:1 PSG

Dijon 2:1 PSG

Sot është luajtur ndeshja e parë e xhiros së 12-të, në ligën franceze. Dijon befasoi PSG-në, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Kylian Mbappe e shënoi golin e parë në ndeshje, për t’ia dhënë PSG-së epërsinë. Por, Dijon e barazoi rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë pas një gabimit të portierit Kayler Navas. Mounir Chouiar ishte ai që shënoi për 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të, ka realizuar Jhonder Cadiz për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, Dijon gjendet në vendin e 18-të, me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa PSG vazhdon të jetë në vendin e parë./21Media