Poezi nga Ali Podrimja

Poezi nga Ali Podrimja

Ali Podrimja u lind e u rrit në Gjakovë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet e 50-ta. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ai vdiq më 2012 në Lodeve, Francë.

DIKU NË BOTË

Po qe se nuk të shkruaj,
miku im i dashur dhe,
Po qe se nuk ma dëgjon zërin,
Merr një karafil,
E ma kërko varrin,
Diku në botë,
Se vajta pas Lumit…