Historia e modeles së pastrehë

Historia e modeles së pastrehë

Një modele e kopertinave të Vogue e cila kishte bërë 1 milion dollarë në vit në kulmin e karrierës, tani është e pa strehë dhe po jeton rrugëve të Barcelonës. Nastasia Urbano, 57-vjeçare, kishte prezantuar dikur kampanjat e modës me supermodelet si Linda Evangelista dhe kishte qenë fytyra e parfumit Opium.

Po ashtu ajo kishte drekuar me Jack Nicholson dhe Andy Warhol në vitin 1980.

Sidoqoftë, karriera e saj kishte dështuar dhe tani ajo fle në korridoret e bankave në regjionin e Katalonisë.

Në moshën 20-vjeçare, bukuroshja spanjolle kishte qenë në kopertinat e revistave si Vogue në Evropë dhe pastaj ishte zhvendosur në New York, ku kishte nënshkruar kontratë me agjensinë e modelizmit “Ford Models”. Ajo kishte krijuar suksese të mëdha në të dy anët e Atlantikut dhe kishte jetuar një jetë që shumë pak njerëz mund të ëndërronin për të, shkruan rtv21.tv

Ajo ka thënë: “Kam marrë miliona dollarë në vit për vetëm 20 ditë të punës, për tri ose katër vjet. Kam dalur me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose me Roman Polanski. Dilja me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel”, ka thënë ajo.

Urbano ka thënë se jeta e saj ka ndryshuar pasi është takuar me njeriun që u bë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj. Ajo është përkujdesur për financimin e jetës së tyre dhe ai e ka lënë në rrugë, pa asgjë.

Ajo ka thënë se e vetmja gjë e mirë nga ajo lidhje kishin qenë fëmijët e saj, pjesa tjetër kishte qenë e tmerrshme.

 

Urbano e cila kishte vuajtur nga depresioni, kishte thënë se e kishin dëbuar nga apartamentet për shkak se nuk kishte mundur ta paguante qiranë.

Nastasia kishte filluar karrierën e saj në Barcelona dhe kishte modeluar për brendet si Revlon dhe Yves Saint Laurent, duke qenë pjesë e kopertinave të Vogue në vitin 1981.

Pasi kishin dëgjuar për gjendjen e saj të vështirë, një grup i ish-kolegëve të saj kishin vendosur të ndihmojnë atë./21Media