Rrëfimi emocional i Simonovskit

Rrëfimi emocional i Simonovskit

Kjo është ndeshja mes Vardarit dhe Hajdukut të Kroacisë e zhvilluar më 1984.

30 mijë shikues në Stadiumin e qytetit në Shkup thirrin emrin e Vencislav Simonovskit.

Treshja e Vardarit për shkak shpirtit të tij luftarakë në fushë ishte mjaft i dashur për publikun.

Tani Simonovski ka 51 vjet, por jeta e tij ka marr një kthesë tjetër. Ai është në gjendje të vështirë financiare dhe tani po lufton për një kafshatë buke.

Ai jeton në një dhomë të vogël, pa dritare, dhe pa ndihmë sociale,  por e mbushur me kujtime dhe medalje, shkruan tv21.tv

Kujtimet e bukura po ia kujtojnë disa fotografi të vjetra që i kishte ruajtur prej kohësh.

“Këtu jam unë, në një turnir në Australi, këtu jemi kur jemi bërë kampion me klubin e Vardarit në Jugosllavi, unë jam këtu”, tha Vencislav, Simonovski.

Nuk ka televizor dhe prej katër vjetësh nuk ka as rrymë elektrike.

Emocionet vështir i kontrollon kur e sheh vetën në fushën e futbollit para shumë viteve.

Ai rrëfen se në mendje i ka mbetur goli i anuluar në ndeshjen përballë Partizanit të Beogradit në vitin 1987.

“Goli me Partizanin që ma anuluan në Shkup, ku rezultati mbeti 0-0. Atëherë të gjitha stadiumet ishin të mbushura”, tha Simonovski.

Për ta kujtuar më së miri kohën e tij, na fton të shkojmë tek fusha ku kishte filluar karriera e tij.

Një fushë e improvizuar, por me kujtime të shumta të Simonovskit.

“Çdo ditë isha këtu nuk ka pasur ditë që nuk kam qenë, pasi përfundoja punët e bujqësisë, do gjeja ndonjë kohë për të ardhur këtu dhe për të luajtur”, tha ai.

15 vjet pas pensionimit nga futbolli, Simonovski po mundohet t’i dëshmoj aftësitë që i kishte.Për legjendën e futbollit të Maqedonisë tani prej vitesh po kujdeset nusja e vëllait. Ajo thotë se gjendja e tij është shumë e rëndë.

“Më parë unë shkoja vetëm. Nga qendra në Dellçevë më tregonin se ata nuk janë kompetentë. Unë nuk mund ta pranoj faktin se për një person, i cili është i vetëm, pa bashkëshorte, pa familje dhe për të cilin nuk ka askush të kujdeset, që ata të mos kenë ingerenca që të kujdesen për atë. Le të kujdeset pak Komuna, shteti. Vallë ai nuk ka kontribuuar asgjë për këtë shtet?”, tha Stojana Simonovska.

Pyetëm Federatën e Futbollit të Maqedonisë në lidhje me gjendjen e ish-futbollistit. Zëdhënësi Zllatko Andonovski tha se nesër do të shkojnë në Dellçevë dhe do ta vizitojnë Simonovskin.