Kështjella ka sfiduar vetën edhe në politikë

Kështjella ka sfiduar vetën edhe në politikë

Miss Kosova 2010, prezantuese e bukurisë së vashës shqiptare në Las –Vegas, Kështjella Pepshi, ka kaluar përtej modelimit, duke e provuar vetën edhe në muzikë.

Keshtjella me prejardhje nga Peja jeton dhe vepron në Bernë të Zvicrës. Për sukseset e saj në muzikë tashmë po shkruajn edhe mediat zvicerane.

Edhe pse këngën”Shape of my Heart” e ka lansuar vitin e kaluar ajo tani po dëgjohet në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë e shumë vende evpropiane.

Së fundmi, Kështjella e ka realizuar një intervistë për gazetën zvicerane, Blick ku ka folur për rrugëtimin e saj gjatë karrierës së saj. Bukuroshja ka treguar se në vitin 2020 ka në plan të sjellë albumin e saj të parë.

Edhe pse kaluan gati 10 vjet nga zgjedhja e saj si më e bukura e vendit, ajo si duket i ka qëndruar besnike bukurisë së saj. Kshtjella në spotin e këngës duket shumë e bukur dhe tërheqëse.

Kujtojmë se, Kështjella është futur edhe në botën e politikës, duke ajo është anëtare e PSHDK në Zvicrë. /21Media