Romanca e Erkan Meriçi me Hazal Subasi

Romanca e Erkan Meriçi me Hazal Subasi

Seriali “Peng i dashurisë” i cili transmetohet në ekranin e RTV21 po pëlqehet shumë nga publiku. Kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme dhe ngjarje mjaft interesante po e mbajnë zgjuar kureshtjen e shikuesve. Në rolet kryesore janë Erkan Meriç, me rolin e “Omerit” dhe Hazal Subasi në rolin e ”Zehras”. Një çift, i cili kalon sakrifica të mëdha për shkak të familjeve të tyre, por që i kalojnë të gjitha fal dashurisë së tyre.

Dashuria e tyre e filluar në serial çiftin e përcolli edhe në jetën reale por që nuk zgjati shumë. Aktori 33 vjeçar dhe aktorja 23 vjeçare  ishin në lidhje 2-vjeçare dhe lidhja e tyre mori fund në prill të këtij viti.

Mediat turke për dyshen shkruajnë, se në fillim ishin shokë kurse tani ata kanë ndarë rrugët e tyre dhe më nuk flasin. /21Media