Thashethemet e merkatos

Thashethemet e merkatos

Gjatë kësaj jave gjiganti spanjoll FC Barcelona pritet të bëjë edhe një ofertë të fundit për yllin brazilian Neymar, thotë Telefoot.

Sipas kësaj medie pjesë e ofertës do të jetë edhe sulmuesi 22 vjeçar Dembele por vetëm në formë të huazimit.

Duke u bazuar në këtë raport, presidenti i Real Madrid-it Florentino Perez dhe Zinedine Zidan nuk mund të pajtohen se cili lojtar do të përfshihet në marrëveshjen për Neymar prandaj kanë mbetur mbrapa, transmeton rtv21.tv.

“Qëllimi jonë ka qenë gjithmonë ta mbyllim ketë kapitull sa më shpejt”, ka thënë Thomas Tuchel për Canal+. Ai po ashtu shtoi se do të donte që Neymar të ishte pjesë e skuadrës së tij por kjo nuk varet vetëm nga ai./21Media