Dimër për Dua Lipën, verë për të dashurin e saj

18 Janar 2020

 Stili unik i çiftit Ylli i muzikës, Dua Lipa çdo ditë po arrin të rrëmbej vëmendje me stilin e saj unik. Dua gjatë ditës së djeshme është fotografuar me të dashurin Anwar Hadid në rrugët e New York-ut .

 Stili unik i çiftit

Ylli i muzikës, Dua Lipa çdo ditë po arrin të rrëmbej vëmendje me stilin e saj unik. Dua gjatë ditës së djeshme është fotografuar me të dashurin Anwar Hadid në rrugët e New York-ut .

24 vjeçe, shihej me një shall të markës “Burberry” dhe kapele me dizajn leopardi, gjithashtu në sy ra edhe stili i të dashurit të saj 20 vjeçar, i cili kishte veshur një xhaket me kapuç ngjyrë portokalli, por vëmendje të madhe rrëmbyen sandalet që Anwar i kishte mbathur në këtë kohë të ftohtë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” dhe modeli Anwar Hadid filluan lidhjen në muajin qershor. Dyshja tashmë kanë marrë një apartament me qira në New York, kështu që nuk do të jenë më larg nga njëri-tjetri./21Media