Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ismail Kadare, i lindur në Gjirokastër në vitin 1936 është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore./21Media

Dimri

Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’
i vërtit era, i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.

Dhe këto re qe tani vijnë
ndryshe nga retë e gjertanishme
të shkretat janë pa vetëtima
porsi djerina te mërzitshme.

Veçse nën to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe flokët e tymta të uzinave
mbi supe i bien madhërisht.

Ja horizonti i bardhë i dimrit
përballë peisazhit që leviz
harxhon të fundmen vetëtimë
si reporteri të fundit blic.