Dinosaurët, aktorët dhe femrat udhëheqin rolet në filmat me data të nxjerrjes në vitin 2018

Dinosaurët, aktorët dhe femrat udhëheqin rolet në filmat me data të nxjerrjes në vitin 2018

Viti 2018 është vit i françizave të mëdha dhe pritjeve të larta në box office për shumë filma me datë të nxjerrjes vitin e ardhshëm. Jurassic Park është një nga françizat më të mëdha të të gjitha kohëve, për këtë pritjet janë të larta për filmin e dytë të versionit të tij të përpunuar – “Jurassic World: Fallen Kingdom”.

Me aktorët Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard, trajleri i ri i filmit shpalosi se Jeff Goldblum kthehet si Ian Malcolm, personazhi i tij origjinal nga filmi i vitit 1993 “Jurassic Park”. Instalacioni i vitit të kaluar arkëtoi rreth 1.6 miliardë dollarë amerikanë në krejt botën; instalacioni i fundit do të nxirret në kinematë e Britanisë së Madhe në prill të vitit 2018.

“Star Wars: The Last Jedi,” filmi i tetë i françizës për hapësirën kozmike, kthehet me performancën e fundit të Carrie Fisher si Leia e dashur para se ajo të vdiste nga sulmi në zemër në dhjetor të vitit 2016. Pas fundit në një shkëmb deri te paraprijësi i ngjarjeve, ku Mark Hamill zbulohet si Luke Skywalker, aktori dhe personazhi ikonik duken të vendosur se do të zënë qendrën e skenës pas nxjerrjes së tij më 13 dhjetor. Në Kinë do të nxirret në vitin 2018.

“Avengers: Infinity War” është një tjetër françizë mjaft e pritur derisa Cinematic Universe e Marvel ndërthuret në një film aksion që mbledh aktorët nga françizat e ndryshme përfshirë “Iron Man”, “Captain America”, “Thor”, “Ant-Man”, “Doctor Strange”, “Guardians of the Galaxy”, “Black Panther” dhe “Spider-Man”.

Me rreth 25 superheronj gjithsej përfshirë Robert Downey Jr. si Iron Man, Chadwick Boseman si Black Panther dhe Chris Pratt si Star-Lord, “Avengers: Infinity War” do të nxirret në SHBA më 4 maj.
Boseman do të luajë edhe në filmin e vet prodhim dytësor “Black Panther” bashkë me fituese e çmimit të Akademisë Lupita Nyong dhe yllin e filmit “Creed” Michael B. Jordan. Data e nxjerrjes së filmit të Marvel në Britaninë e Madhe është 12 shkurti.

Pasi që u bë regjisorja e parë afrikano-amerikane që ka film të nominuar për filmin më të mirë në Academy Awards (për filmin e vitit 2014 ‘Selma’), filmin e ri të Ava duVernay, “A Wrinkle in Time,” e bën atë femrën e parë afrikano-amerikane që kryeson produksionin me buxhet prej 100 milionë dollarëve. Në film, i cili do të nxirret në mars, luajnë edhe Oprah Winfrey, Chris Pine dhe Reese Witherspoon.

Përshtatja e animacionit të James Cameron ‘Alita: Battle Angel’ është duke u xhiruar qe du dekada por me suksesin e Avatar, regjisori i ‘Titanic’ ia ka dorëzuar detyrat e regjisorit Robert Rodriguez (Sin City) dhe është bashkë-autor i filmit me datë të nxjerrjes në SHBA 20 korrikun. Në film luajnë Rosa Salazar dhe fituesit e çmimeve të Akademisë Cristoph Waltz dhe Mahershala Ali.

Peter Jackson, regjisor fitues i tre çmimeve të Akademisë i trilogjisë ‘The Lord of the Rings’ trilogy, është skenarist në këtë adaptim të novelës së Philip Reeve. Me datë të nxjerrjes në dhjetor të vitit 2018, regjinë e ka bërë bashkëpunëtori i kahmotshëm i Jackson, Christian Rivers.

Filmi i Jessica Chastain, Idris Elba dhe Kevin Costner, ‘Molly’s Game’ është caktuar të nxirret në Britaninë e Madhe më 1 janar. Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë të Molly Bloom, skijatoren që shpresonte për medalje olimpike, e cila pas një lëndimi serioz bëri një lojë ekskluzive pokeri para se të kapej nga FBI-ja. Aaron Sorkin, shkrimtari fitues i çmimit Oskar i “The Social Network”, bën debutimin e tij regjisorial për Molly’s Game.

Filmat tjerë me aktoret në rolin kryesor për vitin 2018 janë ‘Ocean’s 8’ me aktoret tjera që përfshijnë fitueset e çmimeve të Akademisë Sandra Bullock dhe Cate Blanchett dhe artisiten që ka fituar tetë çmime Grammy, Rihanna, që do të nxirret në muajin qershor.

Dhe aktorja që ka fituar çmim të Akademisë Alicia Vikander luan rolin e Lara Croft në versionin e ri të ‘Tomb Raider’ që do të nxirret në muajin mars. Në adaptimin e video-lojës në fillim ka luajtur Angelina Jolie para versionit të ri të tanishëm.

Në filmat tjerë që pritet të nxirren përfshihen filmi Jennifer Lawrence “Red Sparrow” në muajin mars dhe 13 vite pas origjinalit “The Incredibles 2” do të nxirret në muajin qershor. Në animacion paraqiten zërat e Heather Hunter dhe Samuel L. Jackson./21Media