Këngëtarja sot mori patentën

Këngëtarja sot mori patentën

Këngëtarja simpatike dhe e talentuar Diona Fona, sot pati një arsye të veçantë për të festuar.

Kësaj radhe shkak nuk ishte ndonjë projekt muzikor, por ajo u bë shoferja më e re në trafik, shkruan rtv21.tv

Edhe në Instagram, bukuroshja ka ndarë një fotografi në të cilën ka treguar gëzimin e saj për këtë rast.

“Zyrtarisht shofere”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.

Ndryshe, kujtojmë se projekti i fundit nga Diona “Shy” po pëlqehet shumë nga publiku./21Media