Bashkëpunimi i parë i Dionës

Bashkëpunimi i parë i Dionës

Këngëtarja e talentuar Diona Fona, ka publikuar sot projektin e saj më të ri të titulluar “Ti je”.

Këtë herë Diona befasoi për të mirë adhuruesit e saj, pasi vendosi të bashkëpunojë për herë të parë në këtë projekt muzikor. Këngën ajo e sjellë para publikut në bashkëpunim me hip-hop artistin EAZ, shkruan rtv21.tv

Videoklipi i “Ti je” është xhiruar në Londër, qytetin ku Diona jeton bashkë me familjen e saj.

Diona dhe EAZ vijnë me një paraqitje mjaft atraktive në videoklip, ku padyshim se vëmendje të madhe mori këngëtarja me dukjen e saj unike.

Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë EAZ, për producimin A-BOOM, ndërsa videoklipi është realizuar nga Imgine films./21Media