E thjeshtë dhe e bukur

E thjeshtë dhe e bukur

Diona Fona është një nga këngëtaret e reja që ka hyrë në tregun muzikor, po që shumë shpejt është bërë emër i dashur për publikun.

Këngët dhe videoklipet e saj deri tani janë pëlqyer mjaft nga publiku, kjo për shkak edhe të stilit të saj të veçantë, shkruan rtv21.tv

Sikurse edhe kolegët e saj, edhe Diona po është aktive në rrjete sociale, përmes së cilave po ju sjellë ndjekësve të saj fotografi dhe të reja nga jeta e saj.

Kur jemi te fotografitë, së fundmi Diona ka publikuar një fotografi të bukur në Instagram, në të cilën duket mjaft e gëzuar dhe e ëmbël.

Ndryshe, ”Shy” është projekti i fundit i Dionës, i cili u mirëprit nga publiku./21Media