Arta publikoi dy foto të bukura

Arta publikoi dy foto të bukura

Aktorja e njohur kosovare, Arta Nitaj ka përfunduar studimet. Aktorja, e cila është bërë e njohur me rolin e “Xhesikës” nga seriali “O sa mirë” ka diplomuar me sukses, shkruan rtv21.tv

Lajmin për ndjekësit e saj të shumtë në instagram, aktorja e ka bërë të ditur përmes pamjeve të publikuara në instastory.

“Deficialy graduated”, është shkruar sipër një ëmbëlsire, e cila është bërë me rastin e diplomimit të Artës.

Ndërsa, përmes një imazhi tjetër, Arta ka shprehur një lloj falënderimi për nënën. “Nëna ime e dashur ju jeni e çmuar”, ka shkruar ajo sipër imazhit, ku shihet duke e puthur nënën.

Arta Nitaj përveç si aktore, po punon edhe si moderatore në njërin prej televizioneve kosovare./21Media