Diplomoi piloti i parë i FSK-së

Në prag të transformimit në ushtri FSK bëhet me pilot

Ka diplomuar piloti i parë i FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Kjo është bërë e ditur nga oficeri i FSK-së Naim Haziri përmes një postimi në Facebook.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli.
Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.
E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës.
Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së.
Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme.
Urime Kosovë!”, ka shkruar Haziri ku ka publikuar edhe fotografi nga kjo ceremoni.

Ndërkohë diplomimi i Zabelit ndodhi në prag të transformimit të FSK-së në ushtri e cila është paraparë të bëhet nesër./21Media

Back to top button