Incidenti nuk pengoi vazhdimin e koncertit

Incidenti nuk pengoi vazhdimin e koncertit

Një publik i përzgjedhur po ndiqte një koncert që celebronte 70 vjetorin e Republikës Popullore Kineze në Milano, por u bënë dëshmitarë të një situate aspak të zakonshme.

Dirigjenti i orkestrës, Muhai Tang po drejtonte Filarmoninë e Scalës, një nga më prestigjiozet në Evropë, kur i ranë pantallonat në skenë, duke e detyruar të ndalonte disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin.

Orkestra e Filarmonisë filloi të qeshte, por kjo nuk ndikoi që të ndërpresin interpretimin e tyre. Incidenti i 70 vjeçarit nuk pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, madje u duk se shtoi energjinë edhe tek vetë instrumentistët.

Kujtojmë se Tang është ish-nxënësi i Von Karajan ka fituar edhe një Grammy Award për kompozimin klasik më të mirë në vitin 2002./21Media