Filmi do të ketë edhe kastin e aktorëve të ri

Filmi do të ketë edhe kastin e aktorëve të ri

Adhuruesit e filmit klasik “Dirty Dancing”, do të mund ta shohin prapë filmin e preferuar, por në një version të ri.

Televizioni amerikan ABC ka konfirmuar se do të jetë një përshtatje e re për televizion i filmit klasik, me një kast tërësisht të ri.

Filmi origjinal u bë mjaft i famshëm duke i bërë yje të kinemasë aktorët Jennifer Grey dhe Patrick Swayze. Tashmë do të jenë fytyra të reja në rolet ikonë ku adhuruesit do të shohin se çfarë ndodhi me dy të dashuruarit, Baby dhe Johnny pas përfundimit të filmit.

Në rolin e Baby do të jetë aktorja amerikane Abigail Breslin, e cila në 2006 ka luajtur në filmit “Little Miss Sunshine”. Një tjetër emër që i shtohet kastit është Debra Messing, që do të luajë rolin e nënës së Baby./21Media