A e dini pse janë të mira vezët për fëmijët?

A e dini pse janë të mira vezët për fëmijët?

Fëmijëve është mirë të ju jepni për të ngrënë vezë çdo ditë. Kjo ngaqë sipas rezultateve të një studimi, veza i ndihmon ata të rriten shëndetshëm.

Një studim i kryer nga Universiteti Washington sygjeroi se ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenit nënpeshë.

Përfitim tjetër është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira.

Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht./21Media