Shkel me veturë disa këmbësorë në Londër

Shkel me veturë disa këmbësorë në Londër

Disa persona janë lënduar sot pasdite në Londër nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi të madhe në afërsi të Muzeut të historisë natyrore, bëri të ditur policia dhe një zëdhënës i institucionit.

Policia njoftoi se një person është arrestuar në vendngjarje, kurse hetuesit po përpiqen të zbardhin rrethanat e aksidentit.

Një zëdhënës i muzeut pohoi për median se një makinë kishte hyrë me shpejtësi përmes këmbësorëve.

Një dëshmitar, u shpreh për media se kishte parë skena tmerri.

“Ndodhesha pranë stacionit të metrosë ‘South Kensington’, ku kishte forca të shumta policie. Më pas papritur një police ka bërtitur duke iu drejtuar turmës të vraponte, ndërkaq të gjithë janë larguar me vrap, shumë persona bërtisnin”, deklaroi ai.