Mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga të ftohtit

Mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga të ftohtit

Në ambientin e jashtëm ka shumë bakterie dhe viruse, të cilat ndikojnë në sistemin tuaj imunitar, duke e bërë më të dobët. Gjatë kohës kur ne ftohemi ose marrim ndonjë grip në vendin e punës ose në shkollë është mjaftë e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi shëndetit tuaj, shkruan BrightSide.

Rëndësia e një imuniteti të fortë është shumë e madhe, sepse është një “sistem” i cili bën punë të mrekullueshme për të na mbrojtur, përcjell rtv21.tv. Më poshtë mund të gjeni disa mënyra, të cilat do t’iu ndihmojnë që në këtë kohë të ftohtë dimri të qëndroni të shëndetshëm.

Mjalta dhe hudhrat: Pëmbajnë vitiamina, minerale dhe antioksidantë. Në një enë vendosni mjaltë dhe më pas i hedhni 8 thelbinj hudhre, e mbështjellni dhe e leni në temperaturë të ftohtë për 3,5 ditë. Nga kjo përzierje mund të hani çdo ditë nga një lugë dhe në të njëjtën kohë do të mbroheni nga të ftohtit dhe viruset.

Uji me limon: Limoni është i pasuruar me shumë Vitaminë C, e cila luan rol kryesor në një sistem të shëndosh imunitar. Në një gotë vendosni ujë të ngrohtë dhe ½ e lëngut të limonit. Përveç se është i shijshëm është edhe në dobinë tuaj.

Ekstrakti i këpurdhave: Është shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut dhe për vite me rradhë është përdorur në mjeksinë kineze. Ekzistojnë lloje të ndryshme të këpurdhave, por nuk ka rëndësi cilën e përdorni, pasi secila prej tyre ka efekt pozitiv në shëndetin tuaj.

Lëngu i gjelbërt: Përveç shijes fantastike të tij, ju do të përfitoni shumë nga ky lëngë dhe do të forconi imunitetin tuaj. Një lëngë i tillë bëhet nga: spinaqi, portokajt dhe majdanozi. Dy copë nga secila prej tyre mjaftojnë për sasinë që ju nevojitet të pini gjatë një dite.

Ka edhe mënyra të tjera për të forcuar imunitetin tuaj dhe për të qëndruar të shëndetshëm, këto janë disa prej tyre dhe janë më të lehta për t’u përgatitur e sigurisht kushtojnë më pak dhe kursejnë të ardhurat tuaja. /21Media