Disa këshilla që do t'ua lehtësojnë punët e shtëpisë

Disa këshilla që do t’ua lehtësojnë punët e shtëpisë

Mendoni se janë të sigurta, por gati të gjitha produktet e pastrimit përmbajnë kimikale toksikse, që ndotin ajrin dhe janë të dëmshme për shëndetin. Sot, jeta moderne është e mbushur me detergjent të rrezikshëm të dizejnuar për ta bërë jetën shtëpiake më të lehtë. Madje, ato i përdorni në masë të madhe, saqë nuk imagjinohet pastrimi pa to.

Por, për ta bërë jetën tuaj më të sigurt, është e rëndësishme t’i reduktoni produktet që përmbajnë substanca të rrezikshme, transmeton rtv21.tv

1.Si t’i largoni njollat e ndryshkut në banjon tuaj?

Ju mund t’i largoni njollat e ndryshkut nga pllakat qeramike shumë lehtë, duke aplikuar përzierjen e uthullës me sodën e bukës në zonën e prekur. Lini tretësirën për disa minuta, pastaj duhet ta shpërlani me ujë dhe ta pastroni me një leckë të thatë.

2.Pastroni dyshemenë

Pastrimi i dyshemesë me ujë dhe uthull, është metoda më e mirë për t’ia rikthyer shkëlqimin dyshemesë. Tretni 1/4 e filxhanit me uthull në një litër ujë dhe dyshemeja është e pastër.

3.Shmangni erërat e këqija

Për t’i larguar aromat e këqija nga frigoriferi juaj, përdorni lëng limoni dhe pastrojeni me ujë. Kësaj tretësire mund t’i shtoni edhe sodë buke. Do t’i largojë lehtësisht papastërtitë, transmeton rtv21.tv

4.Pastrojeni furrën

Përzieni 1/2 e filxhanit me ujë me 1 filxhan sodë buke. Shpërndani tretësirën në tërë sipërfaqen e furrës dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Pastaj shpërlani sipërfaqen tërësisht dhe pastrojeni me një leckë të butë. Mbusheni një shishe me uthull të bardhë të distiluar, spërkatni zonat e ndytura dhe lëreni për 15 minuta, para se ta fshini me një leckë të thatë./21Media