Ja disa këshilla

Ja disa këshilla

Dredhëzat përveç se janë shumë të shijshme, përmbajnë edhe shumë elemente, si antioksidantë, magnez dhe kalium. Sidoqoftë, është shumë e lehtë që t’i zgjedhni dredhëzat jo të mira nga dyqanet.

Ja disa rekomandime se si t’i dalloni cilat janë dredhëzat e mira.

1.Aroma

E para dhe kryesorja, duhet t’i kushtoni shumë rëndësi aromës kur i zgjedhni dredhëzat. Dredhëzat e mira kanë aromë të fuqishme. Nëse është e kundërta, atëherë ato janë rritur me kimikate, transmeton rtv21.tv

2.Ngjyra

Dredhëzat duhet të jenë të kuqe dhe të ndritshme. Nëse kanë ngjyrë më të errët të kuqe, atëherë kujdes, shitësit mund t’i kenë shtuar ngjyrën artificiale atyre. Ato që janë vende-vende të gjelbërta, nuk janë pjekur dhe as nuk do të pjeken më. Kështu që mos i bleni ato.

3.Forma dhe madhësia

Forma dhe madhësia e dredhëzave varet nga shumëllojshmëria e tyre, kështu që nuk ka këshilla të përgjithshme për këtë. Vetëm të mos ua marrin mendtë dredhëzat që janë shumë të mëdhaja: ato mund të mbushen me ujë për vëllim. Gjithashtu, kushtojini vëmendje nëse janë dëmtuar, sepse mund të kenë filluar të kalben.

4.Gjethet

Gjethet e dredhëzave tregojnë shumë për kualitetin e tyre. Fillimisht, dredhëza nuk mbijeton gjatë pa to. E dyta, nëse gjethet janë të thata dhe të verdha, kjo nënkupton që ato kanë qëndruar në raft për disa ditë. Dhe këshilla e fundit, nëse ka zbrazëti mes gjethes dhe dredhëzes, atëherë do të jetë e ëmbël.

5.Fara

Sa më larg njëra-tjetrës që të jenë farat, aq më të ëmbla do të jenë dredhëzat./21Media