Ja disa këshilla

Ja disa këshilla

Të gjithë ju dëshironi t’i mbani shtëpitë e pastra dhe të mos keni insekte, por pesticidet kimikale janë të dëmshme nëse i përdorni. Nëse kemikalet mund t’i mbysin insektet, sigurisht që ato nuk janë të mira për ju dhe ndoshta më mirë të përdorni diçka natyrale dhe të sigurt, nëse keni mundësi.

1.Merimangat

Ani pse nuk keni merimanga në shtëpitë tuaja, mbase doni t’i mbani larg shtëpisë. Ato mund të depërtojnë lehtësisht në shtëpi dhe janë të frikshme.

Kjo metodë natyrale nuk i mbyt merimangat, por i mban larg shtëpisë, sepse ato nuk i dëshirojnë aromat e forta. Shtoni 5-10 pika vaj nenexhiku në 200 ml ujë dhe 1/4 e lugës me detergjent, tundeni atë dhe spërkatni zonat e prekura një herë në javë derisa të largohen të gjitha merimangat.

2.Largoni milingonat

Milingonat janë të bezdisshme dhe shfaqen çdokund. Mesa duket, ato e urrejnë aromën e kanellës. Vendosni kanellën në zonat e prekura ku mendoni se depërtojnë milingonat. Për rezultate efektive, mund të shtoni vaj esencial në aromë të kanellës. Vlen të përmendet, se ka aromë të këndshme, transmeton rtv21.tv

3.Buburrecat

Buburrecat nuk janë vetëm të neveritshme, por mund të sjellin edhe sëmundje.

Janë disa produkte në dyqane përmes së cilave do t’i largoni këto insekte, por zakonisht janë të shtrenjta.

Por, kjo metodë është e lehtë dhe e sigurt dhe funksionon. Preni një qepë dhe shtoni një lugë sodë buke dhe vendosni këtë përzierje në qoshet e shtëpisë. Riaplikojeni në baza ditore dhe do t’i shihni rezultatet./21Media