Ka shumë përfitime nga lëvorja e bananes

Ka shumë përfitime nga lëvorja e bananes

Zakonisht, njerëzit i hudhin në mbeturina lëvoret e bananeve. Por, ato mund t’ju shërbejnë shumë. Janë disa metoda si t’i përdorni lëvoret e bananeve, madje edhe si produkte kozmetike.

1.Ju ndihmojnë t’i reduktoni aknet

Lëvorja e bananes përmban vitaminë C dhe E dhe po ashtu përmban kalium, zink, hekur dhe mangan. Këta përbërës mund ta qetësojnë lëkurën e përflakur dhe të zvogëlojnë shpërthimet e akneve.

Fërkojeni fytyrën tuaj me lëvore të bananes dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 5 deri në 10 minuta. Shpërlani fytyrën. Aplikojeni çdo ditë, nga dy herë brenda ditës, transmeton rtv21.tv

2.Me lëvore të bananes mund t’i reduktoni rrudhat

Rrudhat shfaqen kur lëkura juaj humb elasticitetin dhe qëndrueshmërinë. Antioksidantët dhe vitamina C në banane ju ndihmojnë të reduktoni shfaqjen e rrudhave.

Fërkoni lëkurën tuaj me lëvore të bananes dhe lëreni atë për 30 minuta gjatë natës. Pastroni fytyrën tuaj. Përsëriteni tri herë brenda javës.

3.Mund t’i zbardhoni dhëmbët

Lëvorja e bananes është e pasur me kalium, që ju ndihmon t’i largoni njollat e verdha që shfaqen si rezultat i konsumimit të kafes ose çajit, ose për shkak të konsumimit të boronicave dhe mjedrave.

Pastroni dhëmbët dhe shpërlani mirë. Merrni brendësinë e lëvorës së bananes dhe fërkoni dhëmbët me të për 2 minuta. Shpërlani dhëmbët dhe aplikojeni këtë metodë çdo ditë.

4.Lëvorja e bananes ju ndihmon në trajtimin e migrenës dhe dhimbjes së kokës

Nëse po kërkoni metodë natyrale se si ta shëroni migrenën, ua ofrojmë zgjidhjen. Vendosni lëvoren e bananes në ball dhe pjesën e pasme të qafës, kjo do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Kjo falë kaliumit që është në lëvore të bananes.

Vendosni lëvoren e bananes në frigorifer për një orë. Vendosni një lëvore në ball, e një në pjesën e pasme të qafës. Lini ato derisa të thahen. Përsëriteni nëse keni akoma dhimbje koke./21Media