Me pak kujdes, ato i bëni mjaft të buta

Me pak kujdes, ato i bëni mjaft të buta

Në kohën e dimrit, duart meritojnë më shumë kujdes, në mënyrë që të jenë të buta dhe të lëmuara.

Duart shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë vëmendje. Po si t’ia bëjmë në lidhje me këtë çështje?

1. Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është mëse i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

2. Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

3. Mes kremërave është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalp shea të pasura me veti të shumta parandalojnë plakjen e parakoshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

4. Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të penetrojnë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës./21Media