Rita shfaqet joshëse

Rita shfaqet joshëse

Ylli i muzikës, Rita Ora tash e sa ditë ka filluar punën për projekte të reja muzikore. Me anë të disa fotografive të publikuara në Instagram Rita ka bërë publike disa nga prapaskenat e xhirimeve për klipin e ri.

Në imazhet e publikuara 29 vjeçarja shfaqet  joshëse, teksa në pahë i ka vënë këmbët atraktive.

Ndërkohë, dje gjatë xhirimeve Rita pranoi një befasi të këndshme, babai i saj shkoi në vendin ku ajo ishte duke punuar.

Kujtojmë se viti që e lamë pas për Riten ka qenë mjaft i suksesshme, me shumë këngë që u pëlqyen nga publiku, çmime  e natyrisht edhe me paraqitje spektakolare në turneun e saj të koncerteve. Gjithashtu këtë vit Rita sfidoi vetën edhe në aktrim ku do ta ketë një rol në filmin “Twist”. /21Media