“Për ty dhe njëmijë herë të tjera”

“Për ty dhe njëmijë herë të tjera”

Shkrimtari i njohur, Khaleed Hossein lindi në Kabul të Afganistanit, më 4 mars të vitit 1965. Luftërat dhe situata politike në Afganistan bën që familja e tij të shpërngulet në Francë kur Hossein ishte në moshën 11 vjeçare për të aplikuar më vonë si azilant në SHBA. Në Afganistan u kthye në vitin 2001 në moshën 36 vjeçare. “ U ndje si turist në vendin e tij”, përcjell rtv21.tv

Me profesion është doktor, por në vitin 2003 ai dëshmoi talentin e tij në të shkruar, me bestsellerin e “Gjuetari i balonave”.

Ky libër e futi atë fuqishëm në botën e krijimtarisë letrare, duke e bërë kështu shkrimtarin më të njohur të kohës sonë. Hossein është po ashtu autor i librave “Njëmijë e një djej vezullues” (2007), “Dhe malet oshëtijnë(2013).

Ndonëse rrëfimet e tij janë fiktive, në çdo pjesë të librave ka diçka reale në të cilat çdo kush e gjen veten. Përshkruan luftërat në Afganistan dhe diskriminimin shoqëror në këtë vend.

Sjellim disa nga thëniet më pikante të autorit,  të cilat mund edhe të ju shtyjnë që t’i lexoni librat e tij.

“Dyshoj se e vërteta është ajo që të gjithë ne e presim. Përkundër gjithë mosmarrëveshjeve të pakapërcyeshme, ne presim që diçka e jashtëzakonshme të ndodhë me ne”,

|Dhe malet oshtijnë|

Ka vetëm një mëkat. Një të vetëm. Vjedhja. Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes. Kur vret një njeri, ia ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, ia vjedh të drejtën për ta njohur të vërtetën. Nëse tradhton, ia vjedh të drejtën për besnikëri”

| Gjuetari i Balonave|

“Fëmijët nuk janë si librat për ngjyrosje. Ti nuk mund t’i mbushësh ata me ngjyrat e tua të preferuara”

|Gjuetari i balonave|

“Për ty dhe njëmijë herë të tjera!”

|Gjuetari i balonave|

“Ashtu si shigjeta e busullës që tregon gjithnjë veriun ashtu edhe gishti akuzues i një burri tregon gjithmonë një grua. Gjithmonë. Mbaje mend këtë”,

|Një mijë diej vezullues|

“Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse gratë e saj janë të paarsimuara”,

|Një mijë diej vezullues|