Diskriminimi në libra

Nevojitet revizion sistematik i të gjitha librave

Librat me përmbajtje që promovojnë gjuhë të urrejtjes në Maqedoni, ose të cilat komunitetin LGBT e paraqesin si jonormal dhe shpesh e përshkruajnë si devijim social, edhe njëherë hasën në kritika nga ana e aktivistëve. Në një tekst nga librat e fakultetit të psikologjisë mund të lexohet ky definicion: “Mënyra më e mirë për të parandaluar përcjelljen e infeksioneve që barten në mënyrë seksuale është që të qëndrojmë besnik ndaj partnerit tonë”. Megjithatë nga Koalicioni për mbrojtje nga dhuna dhe diskriminimi në arsim thonë se ky informacion nuk është i vërtetë, shkruan TV21.TV

“Për fat të keq literatura e përdorur në librat tona është me të vërtetë e vjetër dhe zakonisht paraqet gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim ndaj këtyre grupeve. Literatura që përdoret nuk është fare adekuate dhe nuk i përket vitit 2017”, tha Dragana Drndarevska, DSHSBM.

Disa nga profesorët janë të vetëdijshëm se përmbajtja e librave mësimorë më shumë përkujton në konservatorizmin e së kaluarës sesa në qëndrimet liberale të botës demokratike. Por më e keqja është se studentët nuk marrin informacione relevante të cilat më tutje do të mund t’u shërbenin në ngritjen e profesionalizmit të tyre në të ardhmen.

“Çdo herë mundohemi që në suaza të programeve të reja studimore t’i ndryshojmë përkufizimet që mund të jenë të vjetruara. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se vijmë nga një institut për studime gjinore, mundohemi që në njëfarë mënyrë të përballemi me atë se përkufizimet duhet të jenë në përputhje me kohën”, u shpreh Vladimir Davçev, Instituti për studime gjinore.

Gjatë vitit të kaluar, 40 nëna reaguan kundër përmbajtjes së një libri për fëmijë të vegjël, të shkollave fillore. Ato reaguan në emër të familjeve me një prind ose bashkësive jashtëmartesore për shkak të kërkesës që figuronte në libër, që nxënësit ta shënojnë datën se kur prindërit e tyre kanë bërë dasmën e tyre ose kur janë kurorëzuar. Nënat thanë se fëmijëve nuk duhet t’u ekspozohen përmbajtjeve të tilla diskriminuese./21Media

Back to top button