Diskutohet me deputetët e Parlamentit Evropian për transformimin e FSK-së

Ministri Haki Demolli ka zhvilluar një takim me deputetët e Parlamentit Evropian

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli, në Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilloi takim me deputet e Parlamentit Evropian,  Tonino Picula nga Kroacia, Angle Dizhambazki nga Bullgaria, Lars Adaktusson dhe  Jasenko Selimoviq nga Suedia, Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.

Në takimin e përbashkët të Ministrit Demolli dhe deputetëve të Parlamentit Evropian u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK , “Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’’ka thënë Demolli.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli i njoftoi euro deputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK.

Më tej, Ministri Demolli lidhur më këtë tha se është në fazën finale përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen ne karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK./21Media

 

Back to top button