Sonte në emisionin "Start Up" të RTV 21, temë diskutimi ishte " Agjenda nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave"

Sonte në emisionin “Start Up” të RTV 21, temë diskutimi ishte ” Agjenda nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave”

Forumi ekonomik i gruas ka pubikuar Agjendën nacionale për Fuqizimin Ekonomik të grave.Në agjendë janë përmbledhur të gjitha çështjet e identifikuara për tejakalimin e barrierave dhe zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të grave në Kosovë.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk mendon që ështe e kënaqshme pozita e grave në vendin tonë.Sipas saj ka një rrugë shumë të gjatë për të konsideruar që është bërë përparim.

Ajo tha se natyrisht se sfidat poltike, krizat shtetërore që ndodhin i prekin kryesisht grupe që nuk janë të avcanuara.

Në anën tjetër Dita Dobrani nga Forumi Ekonomik i Grave tha se agjenda është ende në formë draft.Sipas Dobranit, agjenda i përmban 4 dokumente pozicionuese të cilat i prekin katër fusha të ndryshme.

Po ashtu ajo theksioi se egziston një diskriminim shumë i madh aprior i marrjes në punë të grave për shkak të despozitave ligjore për pushim të lehonisë.

Ndërsa ekonomisti Naim Gashi tha se pajtohet plotësisht me të gjeturat e raportit,shkruan rtv21.tv

Sipas Gashit pushimi lehonisë është një nga barrierat kryesore tek punësimi i grave sidomos te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ai ka propozuar që pushimi lehonisë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme të merret nga një fond publik për arsye që të mos i lënë barrë ndërmarrjeve./21Media