Diskutohet për dëmet nga të reshurat

Rikallo: Deri tani rreth 1 milion e 300 mijë euro dëme

Në bazë të vlerësimeve të para, vlera e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në Kosovë arrin shumën 1 milion e 200 mijë eurove, u bë e ditur nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, në raportimin e tij para Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Tha se kjo shumë mund të rritet pasi ende nuk e kanë bërë raportin përfundimtar, pasi edhe këto ditë ka pasur të reshura në disa vende të Kosovës./21Media

Back to top button