Diskutohet për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë

Oda Afarizmit të Kosovës organizon tryezën “Tregu i naftës në Kosovë”

Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit.

Prandaj Oda Afariste e Kosovës, sot organizon tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës.

Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, që fokus të punës së tyre e kanë tregun e naftës.

Back to top button