Lumezi dhe Sakar biseduan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke

Lumezi dhe Sakar biseduan edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Sakar me punën dhe funksionimin e sistemit prokurorial, në veçanti të Prokurorit të Shtetit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij në forcimin e sundim të ligjit.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Sakar, kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve turk në Republikën e Kosovës si dhe, për rritjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke në luftimin e dukurive dhe veprave të ndryshme kundërligjore.

Ndërkaq, Ambasadori Sakar ka vlerësuar punën e të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, me ç’rast ka konfirmuar mbështetjen e shtetit që përfaqëson në forcimin e sistemit prokurorial.

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadorin, Çağrı Sakar, për ndihmën që shteti turk në vazhdimësi e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës./21Media