Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takime të ndara përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimeve të pagesave dhe përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takime të ndara përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimeve të pagesave dhe përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth përkrahjes që ka bërë Qeveria e Kosovës me pakon e parë fiskale për zhvillimin e biznesit, por edhe për propozimet e reja me pakon fiskale 2.0, e cila po i plotëson dhe pasuron kërkesat e bizneseve me masat shtesë.

Ministri Hoti gjatë takimit me përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimit të pagesave dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve e theksoi se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve, për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës./21Media