Diskutohet për përkrahjen e bizneseve

Rukiqi tha se me rëndësi është të mbyllet sa me mirë mandati i CEFTA-s

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani pas takimit, në një konferencë për media u shprehën se takimi u realizua për t i përkrahur bizneset.

Në takimin që ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga sektor të ndryshëm biznesi, u diskutua edhe për marrëveshjen e arritur me KEDS-in për mbikëqyrje të punës së tyre, për t’i ndihmuar më shumë bizneseve sa i përket furnizimit sa më të rregullt me energji.

Rukiqi tha se ministria ofroi bashkëpunimin që gjithmonë e kanë pasur nga ministria. Ai tha se me rëndësi është të mbyllet sa me mirë mandati i CEFTA-s, promovimi i bizneseve private. Ai shtoi se dje kanë arritur  marrëveshje me KEDS-in për një zyrë të përbashkët për funksionimin e bizneseve, pasi qe siç tha ai pengesa më e madhe e bizneseve është furnizimi me energji elektrike.

Ndërsa, ministri Hasani tha se kanë biseduar për shqetësimet e Odës Ekonomike. Kryetari kishte ftuar nga sektorë te ndryshëm, tha ministri, duke theksuar se kjo është hera e parë që Qeveria po merr hapa konkret sa i përket sektorëve, e sidomos ne atë të turizmit.

Ministri tha se marrëveshja me KEDS-in nuk do të thotë trysni mbi ata, por të gjendet siguri për bizneset. Ai tha se do te formohet një grup institucional për mbikëqyrje më të mirë të punës se KEDS-it.

Back to top button