Diskutohet për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe ekonomi

Ky aktivitet fillon në orën 10:00

“Fondacioni Jahjaga” sot do të organizojë tryezën me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”.

Ky aktivitet do të fillojë në orën 10:00 dhe zhvillohet në kuadër të projektit “Roli i mediave në promovimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”.

I mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Back to top button